Albanopolisi i panjohur -atje ku zë fill emri ndërkombëtar i shqiptarëve Nga: Dritan ZAIMI Revista Travel Albania,Nr.7, Gusht 2012 Kontakt: dzaimi@gmail.com “Të dish apo të kesh?”, një pyetje që e hasim shpesh dhe sipas mënyrës tonë i përgjigjemi duke kënaqur rrethana të caktuara, por “të kesh dhe të mos e dish” kjo do të ishte sa ironike aq edhe e dhimbëshme. Kur bëhet fjala për destinacione turistike, shtete të tëra sot në botë, mundohen të jenë sa më shumë atraktivë në sytë e turistëve. Secili duke u bazuar në burimet e veta, përcakton kompetencat dalluese dhe zhvillon avantazhin konkurues për të thithur sa më shumë vizitorë. Edhe nese nuk i kanë vlera të caktuara, i krijojnë ato. Po kështu çdo rajon brenda një vendi, dhe çdo qytet brenda çdo rajoni, thërret gjithë atraksionet e veta për të realizuar një paketë sa më të plotë, intriguese dhe interesante për turistët duke pasuruar jo vetëm eksperiencën e turistëve por edhe jetën dhe...
Permbajtja e ketij blogu, te gjithe informacionet dhe imazhet mbrohen nga e drejta e autorit. Nuk lejohet kopjimi apo perdorimi ne asnje lloj forme i informacionit, materialeve apo imazheve te postuara. Per me shume kontaktoni ne: dzaimi@gmail.com.