Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2014

Ka ardhur koha për një Kongres Mbarëkombëtar për TURIZMIN

Parathënie : Pasi e kam dërguar këtë artikull që në Gushtin e kaluar (Gusht 2013)  në disa media dhe nuk është botuar, vendosa ta botoj vetë në këtë blog. Sot jemi në një tjetër dimension komunikimi publik, sot ne mund të krijojmë apo zhvillojmë vetë rrugët e komunikimit me publikun dhe audjencën tonë, për të komunikuar dhe ndarë me ta mendimet të cilat i konsiderojme me vlerë. Duke ju falenderuar për kohën, më poshtë është artikulli. Ka ardhur koha për një Kongres Mbarëkombëtar për TURIZMIN Nga: Dritan ZAIMI Kontakt: dzaimi@gmail.com Impakti direkt dhe indirekt i turizmit në GDP-në botërore për vitin 2012 është 9%, ai ofron 1/11 vende pune, përbën 1.3 trilion USD eksporte duke zënë 6% të eksporteve botërore, ndërkohë që parashikimet janë që deri në 2030 numri i vizitorëve ndërkombëtarë të arrijë në 1.8 billion, me një ritëm rritje prej 4.4% tek ekonomitë që futen së fundmi në tregun turistik, një rritje kjo dyfish e asaj në ekonomitë e avancuara e para