Skip to main content
Mikpritja shqiptare, midis atraksionit dhe sherbimit turistik!

Dritan ZAIMI, 
Kontakt: dzaimi@gmail.com

Nëse do të pyesinim një të huaj që viziton Shqipërinë se çfarë i ka lënë më shumë përshtypje  gjatë vizitës në vendin tonë, patjetër që pavarësisht  eksperiencave të tyre individuale, të gjithë do të vëjnë në pahë mikpritjen shqiptare, zakonin që befason dhe nuk të zhgënjen, ende!
Sot, e ndeshim shpesh terminologjinë, industria e turizmit dhe mikpritjes, duke nënkuptuar lidhjen e fortë dhe të pashmangëshme që egziston midis turizmit dhe shërbimit të kujdesit ndaj klientëve. Në ndërtimin e një produkti turistik, merr shumë rëndësi imazhi i vendit që shërben si destinacion turistik, zakonisht  investohet shumë kohë dhe mjete për krijimin dhe mirëmbajtjen e imazhit pozitiv, por nuk është dashur të bëhej asnjë investim konkret që të krijohet imazhi pozitiv për mikpritjen shqiptare, sepse ai ka buruar natyrshëm nga tradita e popullit në shekuj, është përforcuar në historitë dhe gojëdhënat, dhe nuk ka pranuar populli ynë asnjë shpërblim për të komprementuar këtë vlerë të vyer, e ka ofruar me dashuri dhe pa asnjë përftim, sa shekuj e shekuj më parë, kur edhe në perëndim nuk njihej fjala turizëm, Shqipëria priste dhe përcillte, konaku gjithmonë i hapur, askush nuk ka pas kërkuar ndonjëherë ndonjë shpërblim, askush nuk do të mund ta blinte dot mikpritjen shpiptare.  
Të analizosh mikpritjen shqiptare nën optikën e turizmit është pikësëpari mjaft komplekse dhe e vështirë, por mbi të gjitha është shumë e bukur dhe ngazëlluese. Do të na duhet të kalojmë nëpër paradokse, në rrugë ku traseja zhytet nën ujë dhe humbet dhe pastaj të dalësh sërish e madje të fluturosh me krahë që të tjerët nuk i kanë. Kështu, në njohuritë e mia, nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë ku zakoni i mikpritjes të jetë në përmasat e një institucioni siç është në Shqipëri. Por, pavarësisht se të tjera vende në botë nuk mund të shquhen për mikpritjen dhe bujarinë, janë të shumta ato vende që kanë industri mikpritje shumë të zhvilluar dhe janë begatuar prej turizmit. Po kështu, ne shqiptarët shquhemi si rrallë popuj të tjerë në botë, për pasionin dhe zotërimin e gjuhëve të huaja, një aftësi e domosdoshme në turizëm, por kur është fjala për ti ofruar këto njohuri aty ku ato prodhojnë vlerë, pra në kontaktin me klientin turist, ne jemi shumë larg cilësisë dhe standartit për të konkuruar denjësisht. Me të vërtetë, sa shumë paradokse, në shekuj jemi bujar dhe mikpritësa, por nuk kemi edhe sot një industri mikpritje të zhvilluar. Mburremi me gjuhët e huaja, por i kemi për përdorim personal, jo për ti shërbyer sa më mirë turistit me një informacion turistik, përkthim, transportim, apo shoqërim për tek mali, kalaja apo ujvara e zonës tonë, të cilat do të na mundësonin të ardhura shtesë për të cilat kemi shumë nevojë. Gjithë këto që përmenda janë shërbime që shiten dhe blihen fare lehtë në tregun e industrisë turistike dhe si rrjedhojë dhe të konvertueshme në vlerë. Padyshim që industria e turizmit në perëndim i referohet kësaj mikpritje, në dimensionin dhe cilësinë e shërbimit turistik, e cila ne shqiptarëve përgjithësisht na mungon, por mund ta arrijmë këtë avantazh të konkurentëve tanë nëpërmjet edukimit, trajnimit, shkëmbimit të eksperiencave.
Por ajo, mikpritja jonë tradicionale, ajo e etërve tanë, ajo e varfëra por që nuk mund të matet as me flori, ajo nuk mund blihet në asnjë treg, ajo nuk ka asnjë lidhje me dimensionet e vogla të një shërbimi të thjeshtë turistik, si rrjedhojë atë asnjë nga konkurentët tanë nuk e posedon, ajo mikpritje është vetëm e shqiptarëve dhe çdo kush që dëshiron ta përjetojë nuk do të mund ta gjejë askund në botë, përveçse në Shqipëri. Mikpritja tradicionale shqiptare është një pasuri dhe trashëgimi e madhe shekullore, një atraksion turistik me vete, e palëvizshme ashtu si malet, liqenet apo kalatë tona, ajo nuk mund të kopjohet, atë ose e ke ose nuk e ke, dhe ne fatmirësisht e kemi por fatkeqësisht po e humbasim dita-ditës. Çfarë humbje nëse për brezat që vijnë do të mbetet vetëm legjendë. Të pasura do të jenë ato treva që do të dijnë ta ruajnë dhe zhvillojnë të rrallën, të vetmen në botë, mikpritjen shqiptare.


Comments

Popular posts from this blog

Shqipëria dhe oferta turistike

Shqipëria dhe oferta turistike Shqipëria turistike duhet të jetë ajo që blejnë turistët dhe jo ajo që shesim ne Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com Turizmi është sot industria me rritjen më të shpejtë dhe zhvillimin më dinamik në botë. Menaxherëve, planifikuesve dhe politikbërësve u duhet të jenë shumë vigjilentë, mendjemprehtë, praktikë dhe efiçentë në marrjen e masave të duhura dhe zbatimin e tyre në kohë, kjo pasi tendencat e reja në një turizëm me rritje të shpejtë tentojnë të zhvlerësojnë shpejt shumë strategji të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me hapin e zhvillimit të turizmit. Një plan veprimi i vonuar mund të dalë jashtë loje apo të jetë joaktual nëse vonon të prodhojë veprim dhe reagim në kohën e duhur.  Për Shqipërinë, kjo është edhe më shumë e vërtetë (futur në tregun e turizmit pas një kohe të gjatë izolimi dhe pa patur mundësi të eksperimentonte apo të ndërtojë një produkt të vetin turistik), është e vështirë të përcakt...

Letersi: Tregimi "Lumi"

Botuar per here te pare ne gazeten “Zeri i Rinise”, 1996. Nga: Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com  LUMI Ishte prag pranvere. Kishte kohë që toka seç ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetësim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qënë shumë i vështirë. Megjithatë ai seç i kishte grumbulluar diçka nga brenda që shtyhej e shtyhej për të gjetur një shteg për të dalë. Toka e dinte mirë këtë dhe po ndiente dhimbje gjithnjë e më të mëdha, gjersa një ditë, në të aguar, në rrëzë të një kodre u hap një burim i ri. Uji i pastër si kristal filloi të dalë. Cikërrima e tij filloi dëgjohej përreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi të shpërndahej përqark. Era i pushpuriti fytyrën dhe ai ende pa u mësuar mirë filloi të dridhej paksa. Tashmë po zvarritej përqark pa ndonjë qëllim të caktuar. Aty-këtu, pengohej paksa nga ndonjë grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastër sa pemët përreth të cilat e vështronin nga si...