Koha për të menduar për sigurinë!
Janar 2015
Dritan Zaimi
Kontakt: dzaimi@gmail.com
Kontakt: dzaimi@gmail.com
Tashmë, Shqipëria
me gjithë thesaret e saj të panumërta, derdhur me bujari të madhe nga mëma
natyrë në çdo cep të vendit tonë, duket sikur po del nga skutat apo xhepat e
fshehtë ku ishte fshehur. Dikur nëpër kartolina ishte bërë e udhës të shikonim
qytetet tradicionale të kulturës shqiptare si: Tirana, Shkodra, Gjirokastra,
Saranda, Berati , Durrësi e Kruja, duke i konsideruara edhe si qendra te turizmit. Ndërsa sot, rrjetet sociale
gjithmonë e më shumë të intrigojnë me pamjet mahnitëse, të papërshkrueshme të natyrës shqiptare, të pa
ekspozuara më parë.
Dimër, e verë, afër e larg, natyra po gumëzhin, fundjavat po gjallërohen, malet, luginat, shpellat, ujvarat e kanionet po presin çdo vit gjithmonë e më shumë vizitore vendas e të huaj. Ndërkohë që deri kohët e fundit, ka qënë e natyrshme eksporimi këtyra zonave të panjohura nga grupe të ndryshëm të mirëorganizuar, po shohim se po merr fill një tjetër trend i aventurës,ai i udhëtarëve të pavarur, që udhëtojnë vetëm apo në grupe prej 3-4 vetash për të vizituar dhe eskploruar në mënyrën e tyre dhe të pakushtëzuar çdo cep të Shqipërisë.
Ky është një trend, në vet vete teje pozitiv, por mbart me vete edhe një rrezik të madh, atë të sigurisë së tyre në kushtet e mosnjohjes së ambjentit dhe mungesës së informacionit, faktor që mund të dëmtojë rëndë imazhim e turizmit shqiptar nëse nuk merren masa të menjëherëshme për ti paraprirë shkaqeve, për të mbështetur këtë segment vizitorësh me infomacionin dhe infrastrukturën e duhur që do ti mundësonte atyre realizimin e ekperiencës së pritur, për të parandaluar aksidentet, dhe për të garantuar, mbi të gjitha,sigurinë e tyre.

Është kohë, kur
të gjithë njësitë vendore, në bashkëpunim me operatorët lokale turistike, me organizata
të shoqërisë civile apo edhe individe të caktuar, të dalin në terren dhe të
skicojnë të gjithë shtigjet që shërbejnë për realizimin e një eksperience eksplorimimi,
të përgatisin shoqëruesit e tyre lokale,
për çdo rast që mund të lipset shërbimi i tyre, si edhe të mundësojnë të gjithë
informacionin e nevojshëm për një aventurë dhe eskperiencë sa më të sigurtë.
Më konkretisht, duhet të jetë lehtësisht i disponueshëm informacioni i tillë si: gjatësia e shtegut, kohëzgjatja në ecje, lloj i terrenit, vështirësitë dhe rreziqet, kushtet klimaterike, në çfarë kohe të vitit është i kalueshëm, çfarë mund të vizitohet, cilat janë veçorite e natyre lokale, zone e mbrojtur, monumente natyrore, bota e egër, speciet që mund të shikohen dhe ato të kërcënuarat, gjeomonumentet, biomonumetnet, hidromonumentet. Ndërtimi i tabelave informuese përgjatë shtigjeve në formën e një sistemi stacionesh do të ishte një udhëprijës shumë i dobishëm për çdo eksplorues.
Po kështu, një përshkrim mbi zakonet, traditat, vlerat social-kulturore të zonës, gastronomia etj, të përmbledhura bukur nëpër fletëpalosje, postera e broshura, së bashku me numrat e urgjencës lokale apo policisë për çdo rast nevoje të ndihmës së shpejtë, do ti bënin atraksionet tona: malet, luginat, shpellat, kanionet, ujvarat dhe në përgjithësi shtigjet tona më të sigurta, më mikpritëse dhe më të vizitueshme sado larg qofshin ato.

Comments
Post a Comment