Skip to main content
Po sikur....?
Një Monument i Nënë Terezës në  Malin e Dajtit?
Shkurt 2015


Dritan Zaimi
Kontakt: dzaimi@gmail.com

Shumë ide interesante kanë lindur me “po sikur...”. E ndërsa jo të gjitha idetë mund t’ja vlejnë të realizohen, jam partizan i mendimit se çdo ide ja vlen të thuhet e të dëgjohet. Shumë ide vdesin nga hezitimi për tu shprehur dhe shumë të tjera nga pamundësia e ideuesit për ti realizur vetë, por kur është fjala për një të mirë të përgjithëshme, çdo ide ja vlen të shprehet, ndoshta dikush tjetër ka mundësinë për ta realizuar.
Po sikur të ndërtonim një monument të Nënë Terezës në majën më të lartë të Malit të Dajtit?
Humanistja më e madha shqiptare,  fituesja e çmimit nobel meriton të nderohet në mënyrë dinjitoze.  Shumë njerëz në botë atë e njihnin kur ende nuk kishin dëgjuar asgjë për Shqipërinë, ajo ishte pasaporta ndërkombëtare e prezantimit të shumë shqiptarëve  në botë. “Vij nga vend i Nënë Terezës, Shqipëria” ishte prezantimi i përherëshëm i shumë artistëve, sportistëve apo miseve përfaqësuese të Shqipërisë në botë, dhe prezantim ky mjaft dinjitoz.  Po ndersa Nënë Tereza e ka kryer mësë miri misionin e saj në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve sikur ishte e gjalle edhe pas vdekjes, në sajë të famës së saj, po ne shqiptarët sa kemi bërë për të?
Në shumë vende, figura të tilla me famë dhe impakt të madh në botë, nderohen duke i’u vendosur monumentet në majat më të larta dhe dominuese, ndërsa ne në Shqipëri ende nuk kemi një muze të vizitueshëm për ti treguar fëmijëve tanë dhe vizitorëve të huaj më shumë për atë që kanë dëgjuar apo lexuar për Nënë Terezën dhe lidhjen e saj me tokën shqiptare. Dhe kjo nuk duhet bërë si për hatër të Nënë Terezës. Jo, Nënë Tereza  bëri mjaftueshëm për të nderuar vetë veten e saj dhe madje gjithë kombin, dhe përfaqëson simbolin më të mirë të sakrificës sublime në mbrotjetë paqes dhe në ndihmë të vobektëve në botë.
Këtu nuk bëhet fjalë për të nderuar Nënë Terezën, se fortë e nderuar është edhe pa të, të cilën e ka nderuar bota mbarë që për sëgjalli, këtu është fjala që ne të nderojmë vetë-veten, të vlerësojmë vlerat kombëtare, lehtësisht të atribuara nga ndërkombëtarët dhe me to te krenohemi më tej.
Kështu, pra, përse te mos i ofrojmë Tiranës një tjetër atraksion të fuqishëm turistik, një monument me përmasa sinjifikative të Nënë Terezës, vendosur në majën më të lartë të Malit të Dajtit. Monument i cili të jetë dominues dhe lehtësisht i dallueshem ditën dhe natën në sajë të ndriçimit të përshtatshëm. Një motiv më shumë që vizitorët të vazhdojnë ecjen e tyre drejt majes së malit, në një eksperiencë që gërsheton aventurën, kulturën dhe besimin, fare pranë Tiranës dhe aeroporti me të njëjtin emër?
Kur do të fillojmë të mendojme seriozisht për figurat dhe pasuritë tona kombëtare? Jo, ju lutem mos mendoni se është e pamundur, mos mendoni se malet i kemi vetëm për antenat drastike të kompanive celulare apo televizive?  Këtyre kompanive që shfrytëzojne malet tona dhe na bombardojnë çdo ditë me rrezatimin e tyre “bamirës” mund tu kërkohej që njëkohësisht dhe sëbashku të projektonin dhe realizonin këtë projekt në shërbim të shqiptarëve.  

Le të shpresojmë se ndoshta dikush ka mundësi që të shkojë përtej idesë, drejt një realizmi që do të na kënaqte dhe do na bënte krenar ne të gjithëve.

Comments

Popular posts from this blog

Shqipëria dhe oferta turistike

Shqipëria dhe oferta turistike Shqipëria turistike duhet të jetë ajo që blejnë turistët dhe jo ajo që shesim ne Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com Turizmi është sot industria me rritjen më të shpejtë dhe zhvillimin më dinamik në botë. Menaxherëve, planifikuesve dhe politikbërësve u duhet të jenë shumë vigjilentë, mendjemprehtë, praktikë dhe efiçentë në marrjen e masave të duhura dhe zbatimin e tyre në kohë, kjo pasi tendencat e reja në një turizëm me rritje të shpejtë tentojnë të zhvlerësojnë shpejt shumë strategji të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me hapin e zhvillimit të turizmit. Një plan veprimi i vonuar mund të dalë jashtë loje apo të jetë joaktual nëse vonon të prodhojë veprim dhe reagim në kohën e duhur.  Për Shqipërinë, kjo është edhe më shumë e vërtetë (futur në tregun e turizmit pas një kohe të gjatë izolimi dhe pa patur mundësi të eksperimentonte apo të ndërtojë një produkt të vetin turistik), është e vështirë të përcakt...

Letersi: Tregimi "Lumi"

Botuar per here te pare ne gazeten “Zeri i Rinise”, 1996. Nga: Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com  LUMI Ishte prag pranvere. Kishte kohë që toka seç ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetësim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qënë shumë i vështirë. Megjithatë ai seç i kishte grumbulluar diçka nga brenda që shtyhej e shtyhej për të gjetur një shteg për të dalë. Toka e dinte mirë këtë dhe po ndiente dhimbje gjithnjë e më të mëdha, gjersa një ditë, në të aguar, në rrëzë të një kodre u hap një burim i ri. Uji i pastër si kristal filloi të dalë. Cikërrima e tij filloi dëgjohej përreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi të shpërndahej përqark. Era i pushpuriti fytyrën dhe ai ende pa u mësuar mirë filloi të dridhej paksa. Tashmë po zvarritej përqark pa ndonjë qëllim të caktuar. Aty-këtu, pengohej paksa nga ndonjë grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastër sa pemët përreth të cilat e vështronin nga si...

Koha per te menduar per sigurine (ne Turizem).

Koha për të menduar për sigurinë! Janar 2015 Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com Tashmë, Shqipëria me gjithë thesaret e saj të panumërta, derdhur me bujari të madhe nga mëma natyrë në çdo cep të vendit tonë, duket sikur po del nga skutat apo xhepat e fshehtë ku ishte fshehur. Dikur nëpër kartolina ishte bërë e udhës të shikonim qytetet tradicionale të kulturës shqiptare si: Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, Berati , Durrësi e Kruja, duke i konsideruara edhe si qendra te turizmit.  Ndërsa sot, rrjetet sociale gjithmonë e më shumë të intrigojnë me pamjet mahnitëse,  të papërshkrueshme të natyrës shqiptare, të pa ekspozuara më parë.  Dimër, e verë, afër e larg, natyra po gumëzhin, fundjavat po gjallërohen, malet, luginat, shpellat, ujvarat e kanionet po presin çdo vit gjithmonë e më shumë vizitore vendas e të huaj. Ndërkohë që deri kohët e fundit, ka qënë e natyrshme eksporimi këtyra zonave të panjohura nga grupe të ndryshëm të mirëorganizuar, po sho...