Skip to main content
Mikpritja shqiptare, midis atraksionit dhe sherbimit turistik!

Dritan ZAIMI, 
Kontakt: dzaimi@gmail.com

Nëse do të pyesinim një të huaj që viziton Shqipërinë se çfarë i ka lënë më shumë përshtypje  gjatë vizitës në vendin tonë, patjetër që pavarësisht  eksperiencave të tyre individuale, të gjithë do të vëjnë në pahë mikpritjen shqiptare, zakonin që befason dhe nuk të zhgënjen, ende!
Sot, e ndeshim shpesh terminologjinë, industria e turizmit dhe mikpritjes, duke nënkuptuar lidhjen e fortë dhe të pashmangëshme që egziston midis turizmit dhe shërbimit të kujdesit ndaj klientëve. Në ndërtimin e një produkti turistik, merr shumë rëndësi imazhi i vendit që shërben si destinacion turistik, zakonisht  investohet shumë kohë dhe mjete për krijimin dhe mirëmbajtjen e imazhit pozitiv, por nuk është dashur të bëhej asnjë investim konkret që të krijohet imazhi pozitiv për mikpritjen shqiptare, sepse ai ka buruar natyrshëm nga tradita e popullit në shekuj, është përforcuar në historitë dhe gojëdhënat, dhe nuk ka pranuar populli ynë asnjë shpërblim për të komprementuar këtë vlerë të vyer, e ka ofruar me dashuri dhe pa asnjë përftim, sa shekuj e shekuj më parë, kur edhe në perëndim nuk njihej fjala turizëm, Shqipëria priste dhe përcillte, konaku gjithmonë i hapur, askush nuk ka pas kërkuar ndonjëherë ndonjë shpërblim, askush nuk do të mund ta blinte dot mikpritjen shpiptare.  
Të analizosh mikpritjen shqiptare nën optikën e turizmit është pikësëpari mjaft komplekse dhe e vështirë, por mbi të gjitha është shumë e bukur dhe ngazëlluese. Do të na duhet të kalojmë nëpër paradokse, në rrugë ku traseja zhytet nën ujë dhe humbet dhe pastaj të dalësh sërish e madje të fluturosh me krahë që të tjerët nuk i kanë. Kështu, në njohuritë e mia, nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë ku zakoni i mikpritjes të jetë në përmasat e një institucioni siç është në Shqipëri. Por, pavarësisht se të tjera vende në botë nuk mund të shquhen për mikpritjen dhe bujarinë, janë të shumta ato vende që kanë industri mikpritje shumë të zhvilluar dhe janë begatuar prej turizmit. Po kështu, ne shqiptarët shquhemi si rrallë popuj të tjerë në botë, për pasionin dhe zotërimin e gjuhëve të huaja, një aftësi e domosdoshme në turizëm, por kur është fjala për ti ofruar këto njohuri aty ku ato prodhojnë vlerë, pra në kontaktin me klientin turist, ne jemi shumë larg cilësisë dhe standartit për të konkuruar denjësisht. Me të vërtetë, sa shumë paradokse, në shekuj jemi bujar dhe mikpritësa, por nuk kemi edhe sot një industri mikpritje të zhvilluar. Mburremi me gjuhët e huaja, por i kemi për përdorim personal, jo për ti shërbyer sa më mirë turistit me një informacion turistik, përkthim, transportim, apo shoqërim për tek mali, kalaja apo ujvara e zonës tonë, të cilat do të na mundësonin të ardhura shtesë për të cilat kemi shumë nevojë. Gjithë këto që përmenda janë shërbime që shiten dhe blihen fare lehtë në tregun e industrisë turistike dhe si rrjedhojë dhe të konvertueshme në vlerë. Padyshim që industria e turizmit në perëndim i referohet kësaj mikpritje, në dimensionin dhe cilësinë e shërbimit turistik, e cila ne shqiptarëve përgjithësisht na mungon, por mund ta arrijmë këtë avantazh të konkurentëve tanë nëpërmjet edukimit, trajnimit, shkëmbimit të eksperiencave.
Por ajo, mikpritja jonë tradicionale, ajo e etërve tanë, ajo e varfëra por që nuk mund të matet as me flori, ajo nuk mund blihet në asnjë treg, ajo nuk ka asnjë lidhje me dimensionet e vogla të një shërbimi të thjeshtë turistik, si rrjedhojë atë asnjë nga konkurentët tanë nuk e posedon, ajo mikpritje është vetëm e shqiptarëve dhe çdo kush që dëshiron ta përjetojë nuk do të mund ta gjejë askund në botë, përveçse në Shqipëri. Mikpritja tradicionale shqiptare është një pasuri dhe trashëgimi e madhe shekullore, një atraksion turistik me vete, e palëvizshme ashtu si malet, liqenet apo kalatë tona, ajo nuk mund të kopjohet, atë ose e ke ose nuk e ke, dhe ne fatmirësisht e kemi por fatkeqësisht po e humbasim dita-ditës. Çfarë humbje nëse për brezat që vijnë do të mbetet vetëm legjendë. Të pasura do të jenë ato treva që do të dijnë ta ruajnë dhe zhvillojnë të rrallën, të vetmen në botë, mikpritjen shqiptare.


Comments

Popular posts from this blog

Letersi: Tregimi "Lumi"

Botuar per here te pare ne gazeten “Zeri i Rinise”, 1996. Nga: Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com  LUMI Ishte prag pranvere. Kishte kohë që toka seç ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetësim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qënë shumë i vështirë. Megjithatë ai seç i kishte grumbulluar diçka nga brenda që shtyhej e shtyhej për të gjetur një shteg për të dalë. Toka e dinte mirë këtë dhe po ndiente dhimbje gjithnjë e më të mëdha, gjersa një ditë, në të aguar, në rrëzë të një kodre u hap një burim i ri. Uji i pastër si kristal filloi të dalë. Cikërrima e tij filloi dëgjohej përreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi të shpërndahej përqark. Era i pushpuriti fytyrën dhe ai ende pa u mësuar mirë filloi të dridhej paksa. Tashmë po zvarritej përqark pa ndonjë qëllim të caktuar. Aty-këtu, pengohej paksa nga ndonjë grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastër sa pemët përreth të cilat e vështronin nga sipër

Gramshi- Perralle e patreguar.

Per me shume informacion dhe per ture ne kete zone: dzaimi@gmail.com Informacioni i meposhtem dhe imazhet mbrohen nga e drejta e autorit, nuk lejohet kopjimi, apo perdorimi ne asnje lloj forme i permbajtjes apo imazheve te artikullit te meposhtem. GRAMSHI, KJO PËRRALLË E PATREGUAR NJË UDHËTIM NË QYTETIN E VOGËL, MBUSHUR ME MREKULLI NATYRORE DHE VLERA KULTURORE WRITTEN BY  DRITAN ZAIMI  ON TUESDAY, 16 APRIL 2013. Eja me mua i dashur lexues, nëse ke pak kohë të lirë, nëse ke shpirtin e lirë dhe nëse  je në kërkim të aventurës, eja me mua të vizitojmë Gramshin, këtë përrallë të patreguar, në një përvojëë thuajse personale. Eja dhe do më të besosh pasi ta përjetosh edhe vetë dhe më pas do të jesh ti ai që do të rendësh tua tregosh të tjerëve. Gramshi, ky qytet i vogël, me njerëz të dashur, të qetë, bujarë, mikpritës dhe plot kulturë, duket sikur është i strukur në droje nga mosvëmëndja dhe inferioriteti i kohës, si ajo mjelma e vetmuar. Në hartën turistike të S
Po sikur....? Një Monument i Nënë Terezës në  Malin e Dajtit? Shkurt 2015 Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com Shumë ide interesante kanë lindur me “po sikur...”. E ndërsa jo të gjitha idetë mund t’ja vlejnë të realizohen, jam partizan i mendimit se çdo ide ja vlen të thuhet e të dëgjohet. Shumë ide vdesin nga hezitimi për tu shprehur dhe shumë të tjera nga pamundësia e ideuesit për ti realizur vetë, por kur është fjala për një të mirë të përgjithëshme, çdo ide ja vlen të shprehet, ndoshta dikush tjetër ka mundësinë për ta realizuar. Po sikur të ndërtonim një monument të Nënë Terezës në majën më të lartë të Malit të Dajtit? Humanistja më e madha shqiptare,  fituesja e çmimit nobel meriton të nderohet në mënyrë dinjitoze.  Shumë njerëz në botë atë e njihnin kur ende nuk kishin dëgjuar asgjë për Shqipërinë, ajo ishte pasaporta ndërkombëtare e prezantimit të shumë shqiptarëve  në botë. “Vij nga vend i Nënë Terezës, Shqipëria” ishte prezantimi i përherëshëm i shumë