Botuar per here te pare ne gazeten “Zeri i Rinise”, 1996. Nga: Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com LUMI Ishte prag pranvere. Kishte kohë që toka seç ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetësim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qënë shumë i vështirë. Megjithatë ai seç i kishte grumbulluar diçka nga brenda që shtyhej e shtyhej për të gjetur një shteg për të dalë. Toka e dinte mirë këtë dhe po ndiente dhimbje gjithnjë e më të mëdha, gjersa një ditë, në të aguar, në rrëzë të një kodre u hap një burim i ri. Uji i pastër si kristal filloi të dalë. Cikërrima e tij filloi dëgjohej përreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi të shpërndahej përqark. Era i pushpuriti fytyrën dhe ai ende pa u mësuar mirë filloi të dridhej paksa. Tashmë po zvarritej përqark pa ndonjë qëllim të caktuar. Aty-këtu, pengohej paksa nga ndonjë grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastër sa pemët përreth të cilat e vështronin nga sipër
Edukimi Mjedisor dhe Turizmi 28 Prill 2014 Dritan Zaimi, kontakt: dzaimi@gmail.com Në zhvillimin e turizmit, merr një rëndësi të madhe edhe studimi i mjedisit, asnjë eksperiencë turistike nuk është krejt e shkëputur dhe izoluar nga kontakti me mjedisin, për aq kohë sa me turizëm nënkuptojmë lëvizjen nga një pozicion gjeografik në një tjetër, atëherë edhe raporti ynë me mjedisin është i rikonfiguruar, kjo e thënë në mënyrën më të thjeshtë të mundëshme. Ndërkohë, në të shumtën e rasteve, ashtu siç edhe e dimë, kontakti me natyrën, me bukuritë dhe veçoritë e saj, është ndër arsyet kryesore përse njerëzit vizitojnë vende të reja. Në një kontakt, teje intensiv me natyrën siç është edhe ai i turizmit, janë të pashmangshme edhe pasojat negative që mund të vijnë herë si pasojë e papërgjegjshmërisë individuale apo kolektive dhe hërë si pasojë e mungesës së ndërgjegjësimit apo mospasjes së informacionit përkatës si nga ana e banorëve lokalë por edhe nga ana e turistëve që vizitojnë n