Skip to main content

Posts

Ka ardhur koha për një Kongres Mbarëkombëtar për TURIZMIN

Parathënie : Pasi e kam dërguar këtë artikull që në Gushtin e kaluar (Gusht 2013)  në disa media dhe nuk është botuar, vendosa ta botoj vetë në këtë blog. Sot jemi në një tjetër dimension komunikimi publik, sot ne mund të krijojmë apo zhvillojmë vetë rrugët e komunikimit me publikun dhe audjencën tonë, për të komunikuar dhe ndarë me ta mendimet të cilat i konsiderojme me vlerë. Duke ju falenderuar për kohën, më poshtë është artikulli. Ka ardhur koha për një Kongres Mbarëkombëtar për TURIZMIN Nga: Dritan ZAIMI Kontakt: dzaimi@gmail.com Impakti direkt dhe indirekt i turizmit në GDP-në botërore për vitin 2012 është 9%, ai ofron 1/11 vende pune, përbën 1.3 trilion USD eksporte duke zënë 6% të eksporteve botërore, ndërkohë që parashikimet janë që deri në 2030 numri i vizitorëve ndërkombëtarë të arrijë në 1.8 billion, me një ritëm rritje prej 4.4% tek ekonomitë që futen së fundmi në tregun turistik, një rritje kjo dyfish e asaj në ekonomitë e avancuara e ...
Albanopolisi i panjohur -atje ku zë fill emri ndërkombëtar i shqiptarëve   Nga: Dritan ZAIMI Revista Travel Albania,Nr.7, Gusht 2012 Kontakt: dzaimi@gmail.com “Të dish apo të kesh?”, një pyetje që e hasim shpesh dhe sipas mënyrës tonë i përgjigjemi duke kënaqur rrethana të caktuara, por “të kesh dhe të mos e dish” kjo do të ishte sa ironike aq edhe e dhimbëshme. Kur bëhet fjala për destinacione turistike, shtete të tëra sot në botë, mundohen të jenë sa më shumë atraktivë në sytë e turistëve. Secili duke u bazuar në burimet e veta, përcakton kompetencat dalluese dhe zhvillon avantazhin konkurues për të thithur sa më shumë vizitorë. Edhe nese nuk i   kanë vlera të caktuara, i krijojnë ato. Po kështu çdo rajon brenda një vendi, dhe çdo qytet brenda çdo rajoni, thërret gjithë atraksionet e veta për të realizuar një paketë sa më të plotë, intriguese dhe interesante për turistët duke pasuruar jo vetëm eksperiencën e turistëve por edhe jetën dhe...

Shqipëria dhe oferta turistike

Shqipëria dhe oferta turistike Shqipëria turistike duhet të jetë ajo që blejnë turistët dhe jo ajo që shesim ne Dritan Zaimi Kontakt: dzaimi@gmail.com Turizmi është sot industria me rritjen më të shpejtë dhe zhvillimin më dinamik në botë. Menaxherëve, planifikuesve dhe politikbërësve u duhet të jenë shumë vigjilentë, mendjemprehtë, praktikë dhe efiçentë në marrjen e masave të duhura dhe zbatimin e tyre në kohë, kjo pasi tendencat e reja në një turizëm me rritje të shpejtë tentojnë të zhvlerësojnë shpejt shumë strategji të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me hapin e zhvillimit të turizmit. Një plan veprimi i vonuar mund të dalë jashtë loje apo të jetë joaktual nëse vonon të prodhojë veprim dhe reagim në kohën e duhur.  Për Shqipërinë, kjo është edhe më shumë e vërtetë (futur në tregun e turizmit pas një kohe të gjatë izolimi dhe pa patur mundësi të eksperimentonte apo të ndërtojë një produkt të vetin turistik), është e vështirë të përcakt...

Gramshi- Perralle e patreguar.

Per me shume informacion dhe per ture ne kete zone: dzaimi@gmail.com Informacioni i meposhtem dhe imazhet mbrohen nga e drejta e autorit, nuk lejohet kopjimi, apo perdorimi ne asnje lloj forme i permbajtjes apo imazheve te artikullit te meposhtem. GRAMSHI, KJO PËRRALLË E PATREGUAR NJË UDHËTIM NË QYTETIN E VOGËL, MBUSHUR ME MREKULLI NATYRORE DHE VLERA KULTURORE WRITTEN BY  DRITAN ZAIMI  ON TUESDAY, 16 APRIL 2013. Eja me mua i dashur lexues, nëse ke pak kohë të lirë, nëse ke shpirtin e lirë dhe nëse  je në kërkim të aventurës, eja me mua të vizitojmë Gramshin, këtë përrallë të patreguar, në një përvojëë thuajse personale. Eja dhe do më të besosh pasi ta përjetosh edhe vetë dhe më pas do të jesh ti ai që do të rendësh tua tregosh të tjerëve. Gramshi, ky qytet i vogël, me njerëz të dashur, të qetë, bujarë, mikpritës dhe plot kulturë, duket sikur është i strukur në droje nga mosvëmëndja dhe inferioriteti i kohës, si ajo mjelma e vetmuar. Në hartën t...